Për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin distribues, pa energji elektrike nesër do të mbeten pjesë të komunës së Karposhit, Butelit dhe Kisella Vodës.
Në periudhën prej orës 9:00 deri në ora 15:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rr. “Skupi” dhe nën rr. “22” në komunën e Karposhit, ndërsa nga ora 08:10 deri në ora 11:00, Vreshtaria në Fakultetin e Bujqësisë në komunën Butel.
Pa rrymë edhe atë në periudhën prej orës 9:00 deri në 14:00 do të jenë rr. “Boris Trajkovski”, objekti nga Kanali deri te Çimentorja dhe në të njëjtin bulevard, nënrrugët “11”, “13” në komunën e Kisella Vodës.