Nesër vendimi për çmimin e ngrohjes qendrore

Nëse do të ketë rritje drastike të ngrohjes, qytetarët do të shkyçen nga ngrohja qendrore dhe do të krijohet efekt negativ, ka thënë kryetari i KRE-së Marko Bislimovski. Prandaj, bën të ditur se nuk do të ketë rritje të madhe të çmimeve deri në 300%, siç kërkon BEG. Kompania Balkan Energi Grup ka paraqitur kërkesë deri te shteti për rritjen e çmimit të ngrohjes në Shkup, për shkak se çmimi i gazit natyror në bursë është gjashtë herë më i lartë.

Marketing

“Sipas çmimit të bursave për fat të keq është rreth 1480 dollarë për një metër kub, kjo është blerja që do bëhet në muajin janar, thuajse për 6 herë më shumë nga ajo që e kishim mesatarisht gjatë gjithë vitit 2021, kur ishte 240 dollarë për një metër kub”- deklaroi Marko Bislimovski, kryetarë i KRE-së.

Nga Qeveria thonë se ende është herët për çfarëdo intervenimi.

“Këtyre ditëve do duhet të mësohet me çfarë çmimi është siguruar sasia e gazit të nevojshëm për vendin tonë për periudhën e ardhshme. Bisedimet ende nuk kanë përfunduar”- thanë nga Qeveria.

Prej disa muajsh, furnizimet me energji në Evropë janë kthyer në një betejë të vërtetë midis Gazpromit të Rusisë dhe prodhuesve të gazit të lëngshëm të naftës amerikan. Çmimi i energjisë po thyen rekorde, kështu që në një moment arritën në 2100 dollarë për mijë metër kub gaz. Çmimi filloi të bjerë pasi sasi të mëdha të gazit natyror të lëngshëm amerikan filluan të mbërrinin me cisterna në Evropë. Por furnizimi i plotë i gazit në Maqedoni varet nga gazi rus që vjen përmes tubacionit nga Bullgaria.