Sipas policisë amerikane, të paktën një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në të shtënat në një dyqan ushqimesh në New York, transmeton Anadolu Agency (AA).
Policia e kontit Nassau në rrjetet sociale njoftoi se personi i përfshirë në të shtënat në ‘Stop and Shop’ në zonën West Hempstead është 30-vjeçari Gabriel Dewitt Wilson.
“Ai është afërsisht 6’2 (inç) dhe është i veshur me një kapelë të zezë bejsbolli dhe një xhup të zi. Për herë të fundit u pa duke shkuar drejt perëndimit në Hempstead Turnpike. Ju lutemi telefononi menjëherë 911 nëse keni ndonjë informacion”, tha policia.
Dëshmitarët thanë se viktima ishte një punonjës 49-vjeçar i dyqanit dhe të shtënat ndodhën brenda një zyre të një menaxheri, lart katit të dyqanit.
SHBA në javët e fundit është tronditur nga disa raste të shtënash me profil të lartë.