Nga e diela moti më i freskët, temperaturat ulen për tetë gradë Celsius

Ndryshime të mëdha të motit priten nga e diela pasdite dhe rënie të temperaturave për gjashtë deri në tetë gradë Celsius të hënën dhe të martën.

Marketing

Deri të dielën sipas DPHM-së do të mbajë mot i ngrohtë, ndërsa nesër në orët e pasdites kryesisht në perëndim do të ketë paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullimave. Ndryshim më të madh të motit do të ketë nga e diela pasdite kur së pari do të rritet vranësira dhe do të ketë paraqitje lokale të jostabilitetit me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, diku edhe me paraqitje të bubullimës, veçanërisht në pjesët veriore.

Të dielën gjatë natës dhe të hënën në pjesën më të madhe të vendit do të ketë reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima dhe erë veriore të përforcuar, ndërsa vende-vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, me procese me intensive dhe në formë të motit të keq.

Të martën do të mbisundojë mot me vranësira të ndryshueshme me erë të përforcuar veriperëndimore.

Të hënën dhe të martën, temperatura e ditës do të bjerë për gjashtë deri në tetë gradë Celsius, ndërsa ky ndryshim veçanërisht do të ndjehet në veri dhe në vendet më të larta.
Në rast të paraqitjes të shkarkimeve elektrike të DPHM-së rekomandojnë kujdes më të madh, të mos qëndrohet në hapësirë të hapur dhe nën pemë.

Marketing