Nga i pastrehë kthehet në milioner duke ndërtuar ‘plazhe’ në banesa

Në moshën 15 vjeçare, Eric White do të mbeste në rrugë për të paktën 8 muaj duke u konsideruar i pastrehë. Ai ndërpreu shkollën dhe madje kishte vështirësi të germëzonte emrin e tij. “Atij i duhej një mrekulli për të filluar punë”, shkruan Usa Today.

Marketing

Pas disa përpjekjesh, Eric arriti të punësohej në një kompani ndërtimi, pagesa në të cilën i dha mundësi që të paguante faturat e shtëpisë. Shumë pak kohë do të kalonin deri kur t’i caktohej të menaxhonte grupin e tij të punës.

Me kalimin e viteve, rritjen e pagës dhe ambicien që nuk i mungonte, Eric mendoi të kalonte në një tjetër etapë, të krijonte kompaninë e tij. Idenë e kishte të qartë, të ndërtonte ‘plazhe’ në shtëpitë e njerëzve.

Në moshën 33 vjeçare, kompania e tij është shumë e suksesshme në ndërtimin e pishinave në banesat private. Rreth 20 mijë dollarë është kosto e një pishine e ideuar si një plazh i vogël, tregon Eric White.

Fotot e ‘plazheve’ që ndërtohen nga Eric janë kthyer në ‘virale’ edhe në rrjetet sociale, ndërkohë që kompania e tij vijon të fitojë miliona.

Marketing