Sot në mëngjes në filialin e bankës NLB në komunën e Sarajit, ka ndodhur një grabitje nga një grup i armatosur. Në momentin që ka ndodhur grabitja të pranishëm në bankë kanë qenë të punësuarit dhe klientë, të cilët janë të sigurt dhe në gjendje të mirë.
Përfaqësuesit nga Banka vazhdojnë kontaktet me klientët dhe të punësuarit që ishin të pranishëm në filial, duke vendosur sigurinë e tyre dhe shëndetin e tyre në plan të parë.
Për momentin ende nuk ka detaje për dëmin e shkaktuar.
Organet kompetente do të inspektojnë vendin dhe janë në bashkëpunim të vazhdueshëm me Bankën për zgjidhjen e rastit sa më shpejt.
Nga NLB-Bankë njoftojnë se mjetet e klientëve janë të sigurta.