Nga shtatori, italishtja do të vendoset si gjuhë e dytë zgjedhore. Kjo do të thotë që shkollat vet do të zgjedhin se kush do të jetë gjuha e dytë e huaj, përveç anglishtes që mbetet e detyrueshme. Deri më tani, nëpër shkollat si gjuhë e dytë zgjedhore janë gjuha frënge dhe gjermane.
Programet mësimore për gjuhën italiane për shkollat fillore dhe të mesme tashmë janë përgatitur dhe botuar në faqen e internetit të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit. Nga Katedra e gjuhës italiane njoftojnë se gjatë viteve të fundit janë diplomuar rreth 500 studentë.