Ngjarje e rëndë në Itali, shqiptari rreh gruan, qëllon me armë të birin

Një 57-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë në Carsoli të Italisë, pasi dhunoi bashkëshorten dhe tentoi të qëllonte me armë të birin.

Marketing

Sipas mediave fqinje, ngjarja ndodhi në banesën e çiftit shqiptar gjatë orëve të natës.

Pas një zënke që duket se lindi për shkak të xhelozisë, shqiptari qëlloi me armë djalin 20-vjeçar, fatmirësisht pa e prekur.

Alarmi u dha nga bashkëshortja e tij, e cila njoftoi autoritetet policore.

44-vjeçarja mësohet se dhunohej vazhdimisht nga bashkëshorti. Kur mbërritën në banesën e çiftit në Villa Romana, karabinierët e gjetën shqiptarin e identifikuar vetëm me iniciale V.F. në gjendje të rënduar pasi kishte konsumuar alkool.

Gjatë kontrollit, përveç armës së përdorur në drejtim të të birit, ata gjetën edhe 5 pistoleta të tjera, 2 prej të cilave të modifikuara, disa karikatorë, si dhe rreth 70 fishekë të kalibrit të ndryshëm, shkruan “Klan”.

57-vjeçari, i cili në të shkuarën ishte denoncuar për keqtrajtim në familje dhe mbajtje abuzive të armëve, tashmë akuzohet për tentativë vrasjeje në dëm të djalit të tij, armëmbajtje pa leje etj.