Ngjarje makabër në Shqipëri, gruaja hedh foshnjën e saj në lumë

Trupi i një foshnjeje është gjetur i pajetë në lumin Kir në Shqipëri, teksa dyshohet se autore është nëna e saj.
Policia ka bërë të ditur se trupi i pajetë është gjetur në mëngjesin e kësaj të shtune, në vendin e quajtur Postribë, ndërsa kontrollet kanë nisur që prej mbrëmë, pasi uniformat blu kanë marrë informacion mbi një shtetase që dyshohet se ka braktisur fëmijën e saj.

Marketing

Është bërë e ditur se fëmija është lindur më datë 30 dhjetor, shkruan Rtsh, ndërsa dyshohet se nëna e tij, një 32-vjeçare e ka hedhur atë në lumë gjatë natës.

32-vjeçarja e arrestuar është akuzuar për veprën penale “Vrasja me dashje”, ndërsa momentalisht nuk janë bërë të ditura të tjera detaje.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.