15/06/2024
Ballina Biznes Nikollovski jep lajmin e mirë për fermerët e qumështit

Nikollovski jep lajmin e mirë për fermerët e qumështit

Përveç subvencioneve bazë dhe shtesë, edhe 140 milionë denarë janë siguruar për prodhuesit e qumështit përmes Fondit intervenues, njoftoi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave Ljupço Nikollovski.

Marketing

Mbështetja është për një litër qumësht lope, deleje dhe dhie të prodhuar dhe dorëzuar në kapacitete vendase nga data 1 tetor 2021 deri më 30 shtator 2022.

Masa është miratuar në seancën e sotme të qeverisë.

Siç sqaroi Nikollovski, 140 milionë denarë janë paraparë në Fondin intervenues dhe janë siguruar nga ribalancimi i Buxhetit sepse janë kërkuar me kohë.

“Masa është urgjente dhe do të zbatohet shumë shpejt. Qëllimi është të ulen kostot dhe humbjet e prodhuesve të vegjël, të cilat kanë ndodhur me rritjen e fundit të çmimeve të lëndëve të para dhe foragjereve për shkak të krizës”, thekson ministri.