Nikollovski: Shumica parlamentare është stabile

Me dështimin e interpelancës kundër zëvendëskryeministrit, Nikolla Dimitrov, është fundosur edhe gënjeshtra e VMRO-DPMNE për krijimin e një shumice të re parlamentare, thonë në LSDM.

Marketing

Zëvendëskryeministri, Lupço Nikollovski, shprehet se shumica parlamentare është stabile, ndërsa ka akuzuar VMRO-DPMNE-në se  akoma mbetet e mbërthyer në krim.

“Shumica parlamentare është e qëndrueshme. Dhe ndërsa ne jemi të hapur, transparent, ndërsa ecim përpara, VMRO-DPMNE mbetet e zhytur në krim dhe strukturat kriminele  e komanduar nga Budapesti, pa një program, pa ide, pa projekte, pa njerëz të rinj.”,- deklaroi Ljupço Nikollovski nga LSDM.

Mickovski: Ku humbën 7 deputetë të shumicës?

Por, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hiristian Mickovski, paralajmërimet e tij për krijimin e një shumice të re parlamentare e arsyetoi me mungesën e 7 votave gjatë votimit ndaj interpelancës kundër zëvendëskryeministrit për Çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.

“Ku humbën 7 deputetë të cilët vetëm para 6-të muaj e votuan Nikolla Dimitrovin. Vallë mos ata 6 deputetë apo 7-të më tej do ta votojnë ndonjë qeveri tjetër dhe ndonjë shumicë tjetër parlamentare.”,- tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Sipas Mickovskit, interpelancën kundër zëvendëskryeministrin Dimitrov dëshmoi se ai nuk e ka mbështetjen e 62 deputetëve.