Arbër Ademi viziton SHF “Naim Frashëri” në Kumanovë

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi ka vizituar SHF “Naim Frashëri” në Kumanovë, ku ka vëzhguar përfundimin e punimeve të cilat filluan në këtë shkollë derisa ishte Ademi ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Marketing

Ja postimi i plotë i Ademit:

“Sot, bashkë me zëvendës Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Hasani, drejtorin Amir Shabani dhe kryetarin e Degës së BDI-së në Kumanovë, Fatmir Idrizi, vizituam SHF “Naim Frashëri” në Kumanovë, ku u pritëm nga nikoqiri i shkollës, Muhamed Zeqiri.

Zemrën e kemi plot kur shohim përfundimin e punimeve që filluam derisa ishim në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ndrrimin e kulmit dhe fasadimin e objektit shkollor, investim që arrin vlerën e rreth 400.000 eurove.

Ndihem i kënaqur që sot SHF “Naim Frashëri” ka një pamje të re dhe kushte më të mira për nxënësit!” – ka shkruar Ademi.