Nis pastrimi i borës në Gostivar

Me fillimin e reshjeve të borës ju njoftojmë se Komuna e Gostivarit, respektivisht kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë periudhës së dimrit, është në terren dhe po bën pastrimin e borës, njoftuan nga Komuna e Gostivarit.

Marketing

“Luten qytetarët që të evitojnë lëvizjet panevojshme, si dhe të mos parkojnë makinat e tyre jashtë vendeve të parapara, me qëllim mbarëvajtjen e punës”, qëndron në njoftimin e komunës. Gostivari Sot