Nisma e VLEN-it për Akademi shqiptare, BDI: Nuk ia vlen të bëhemi pjesë

Të pyetur se a do ta mbështesin iniciativën e VLEN-it, nga BDI-ja thonë se nuk do të bëhen pjesë e një nisme që cenon interesin shqiptar dhe që nga Akademi u shndërrua në Organizatë Joqeveritare.
“Është devalvuar një akademi e paralajmëruar nga niveli i akademisë në nivel të një organizate joqeveritare. Mendoj që nuk ia vlen të bëhemi pjesë e projekteve të tilla, të cilat e devalvojnë atë që përfaqësohet shqiptare, çështjen e akademisë në këtë rast. D.m.th. nuk jemi pjesë e planeve dhe nuk jemi pjesë e projekteve të tilla. Nuk jemi të interesuar për të mbështetur projekte, të cilat cenojnë interesin e shqiptarëve dhe projekte të cilat denigrojnë atë që është shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.”, – theksoi Faton Ahmeti nga BDI.