Nisma “Stop përmbaruesve”, veting edhe për përmbaruesit

Ka vazhduar edhe këtë të marte protesta nga nisma “Stop përmbaruesve”, të cilët kërkojnë ndryshime urgjente të Ligjit për përmbarim.

Marketing

Kërkesat e tyre janë që përmbaruesit mos tua bllokojnë llogaritë qytetarëve, të ulet shuma e cila u merret nga pagat si dhe pagesa e borxhit mos të zgjasë më shumë se dy vite dhe të respektohet vjetërsimi i borxhit.

Nga kjo nismë akuzojnë përmbaruesit se përveç qytetarëve po vjedhin edhe shtetin, prandaj kërkojnë veting edhe për përmbaruesit.

“Përmbaruesit përveç që i vjedhin qytetarët, ata e vjedhin edhe shtetin. Ne nuk do të heshtim, kjo padrejtësi duhet të përmirësohet. Shohim se paralajmërojnë disa masa, por megjithatë nuk janë të qarta ato masa. Kinse do të ketë vjetërsim të borxhit, do të ketë ndryshim të ligjit. Ne kërkojmë rezultate konkrete dhe të thonë se çka do të thotë ajo. Kërkojmë veting edhe për përmbaruesit që të dëshmojnë se prej nga i kanë paratë”,- tha organizatori i protestës, Marjan Ristevski.

Nga Ministria e Drejtësisë sot u takuan me qytetarët të cilët protestuan dhe nga atje njoftojnë se po bëjnë analiza rreth ankesave të qytetarëve për punën e përmbaruesve dhe noterëve.

“Ministria e Drejtësisë aktualisht po kryen analiza dhe konsultime për të ndryshuar Ligjin për marrëdhëniet e detyrimeve me të cilën do të vendosnin kufizime ligjore mbi normën e interesit që të mos ta tejkalojë shumën fillestare të borxhit.”- njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Marketing