Një aplikacion edhe për hedhjen e mbeturinave në pyll

Polakët që dëshirojnë të informojnë autoritetet për një veprim të paligjshëm apo sjellje të papranueshme do të kenë tashmë në dispozicion të tyre një aplikacion që e mundëson këtë me disa klikime, njoftuan krijuesit e kompanisë informatike EON46.

Marketing

”I quajtur ‘sygnalista’ (raportuesi), aplikacioni mundëson për të gjithë përdoruesit e telefonisë celularë të sinjalizojnë lehtësisht, një foto apo një video për çdo ngjarje revoltuese, si hedhja e mbeturinave në pyll, drejtimi i makinës në mënyrë të paligjshme, keqtrajtimi i kafshëve, për autoritetin kompetent”, theksuan drejtuesit e kompanisë, Bartosz Kubacki dhe Wlodzimierz Burliga.

Përdoruesi mund të mbetet anonim, por edhe mund të identifikohet për të dhënë më shumë ndikim për informacionin e tij.

Aplikimi do ta ndihmojë për të gjetur institucionin kompetent mes rreth 2 500 adresave nga baza e të dhënave.

Dy sipërmarrësit kanë pranuar se shpikja e tyre rrezikon të pritet keq në Poloni, vend që ka njohur një pushtim nazist, i pasuar për rreth një gjysmë shekulli nga regjimi policor komunist dhe kultura tradicionale e të cilës e të cilës e konsideron denoncimin si një sjellje të padenjë.