Një çiklist është lënduar rëndë në një aksident i cili kishte ndodhur dje në Shkup

Një çiklist ka marrë lëndime të rënda trupore në një prej gjithsej 13 aksidenteve gjatë ditës së djeshme. Në tetë prej tyre lëndime më të lehta kanë marrë 10 persona, ndërsa në katër ishin shkaktuar dëme materiale.

Marketing

Nga SPB Shkup informojnë se dje policia e komunikacionit ka sanksionuar shtatë shoferë të cilët lëviznin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, pesë shoferë kishin kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, tre shoferë nuk kishin dhënë përparësi për kalim në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, tre shoferë për qëndrim të palejuar, një shofer për arritje të palejuar, katër shoferë për mosposedim të helmetës mbrojtëse, një shofer për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe 10 shoferë të cilit kishin përdorur celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Nga komunikacioni janë përjashtuar 11 shoferë para se të pajisen me patentë shoferi, si dhe 10 automjete të paregjistruara.

Janë sanksionuar tetë këmbësorë të cilët kishin kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë dhe dy këmbësorë të cilët kishin kaluar rrugën në të kuqe.

Janë hasur 74 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme, ndërsa me ndihmën e automjetit special “karrotreci”, janë larguar 67 automjete.