Një fëmijë 11-vjeçar është pacienti më i ri me kancer të lëkurës në Maqedoni

Kanceri në lëkurë, paraqitje e shpeshtë kohëve të fundit. Pacienti më i ri me këtë sëmundje është vetëm 11 vjeç. Mjekët thonë se si pasojë e neglizhencës së shenjave, kanceri detektohet vonë.

Marketing

“Për fat të keq, ky tumor është shum prezent edhe tek të rinjtë dhe të dhënat statistikore flasin se një në pesë pacientë, për fat të keq detektohet në fazë të vonuar.”, tha zv/ministër i shëndetësisë, Vlladimir Rendevski.

Nëse para disa viteve dermatologët regjistronin një rast brenda disa javëve, tani gjatë një jave ndodh që të evidentohen disa pacientë me lloje të ndryshme të sëmundjes.

“Kanceri I lëkurës nuk dhemb. Ndryshimet, të cilat janë si plagë, pigmente të erëta, ndonjë ndryshim i ri, njollë e cila është ka ndryshuar madhësinë, ngjyrën, apo shkakton kruarje; të gjitha këto janë shenja kur ju duhet të paraqiteni tek dermatologu.”, tha drejtoresha e klinikës së dermatologjisë, Suzana Nikollovska.

Për rritjen e vetëdijes tek qytetarët, shoqata e dermatologëve realizuan fushatën në parkun e qytetit të Shkupit duke realizuar kontrolle falas. Mjekët kontrolluan qindra qytetarë.

“Motoja ka të bëj me mbrojtjen nga dielli, pasiqë rrezet ultravjollcë janë dëshmuar si kancerogjene. Andaj të shfrytëzojmë faktorë ndaj diellit, të parandalojmë kancerin e lëkurës dhe apelojmë për kontrolle sa më të shpeshta të qytetarëve tek dermatologu.”, u shpreh dermatologu Andrej Petrov.

Shoqata e dermatologëve në vijim do të realizojë fushata edukative për dëmet që sjellin solariumet