Shqiptarët kanë nisur të vendosin në ballkonet e pallateve të tyre flamuj shqiptarë. Ka qenë kjo një thirrje e kryebashkiakut Erion Veliaj, për të treguar se sa krenarë jemi që jemi pjesë e këtij kombi.
Por, Bledar Spahiu e ka ndërmarrë këtë nisëm që në vitin 2012, në 100-vjetorin e themelimit të Shqipërisë së Pavarur. Flamuri qëndron përballë biznesit së tij gjatë nëntorit, në një nga rrugët e Tiranës.
“Ka 8 vjet që çdo vit nga data 17 nëntor deri më 30, e vendos gjithmonë flamurin përpara. Nuk është i rëndësishëm, por është i domosdoshëm ta ndiejmë; është gjëja më e bukur në botë”, thotë Bledari.
Edhe në shtëpinë e mësueses së historisë, Lilit, valëvitet një flamur. Për të, është gjëja minimale që shqiptarët duhet të bëjnë, të tregojnë simbolin e tyre kombëtar. Ndaj dhe nuk dëshiron të shprehet para kamerave.
Por ende, jo të gjithë banesat e shqiptarëve janë veshur me flamuj në muajin e festive kombëtare. Vetëm imagjinoni se si do të ngjajë Shqipëria në ditën e Flamurit, nëse secili prej nesh vendos nga një flamur në dritaret apo ballkonet e banesave të tyre…