Një mijë “bomba” kundër Gruevskit

Prokuroria Speciale po prezanton një mijë biseda të përgjuara në rastin “Titanik” ku dëgjohet kurdisja e zgjedhjeve dhe manipulimet e ndryshme në terrenin e zgjedhjeve, raporton Shenja. Siç shpjegoi PSP, bisedat e përgjuara janë të vendosura nëpër CD dhe ato do të prezantohen gjatë seancave të ardhshme gjyqësore. Por avokatët e ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish ministrave Gordana Jankullovska e Mile Janakievski, insistojnë që Prokuroria tu japë provë konkrete se sa materiale ju ka dorëzuar LSDM ja.

Marketing

Mbrojtja kërkon procesverbalin nga pranim dorëzimi i bombave në prokurori dhe kërkesën zyrtare të Speciales për dorëzimin e materialeve. Mbrojtja dyshon në origjinalitetin e bisedave. Pas lindjes së djalit, në seancën e sotme u paraqit edhe ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska.

Marketing