Një muaj paraburgim për ish-policin serb

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për ish-policin serb, Dejan Pantiç.

Marketing

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e këtij institucioni, Mirlinda Gashi për Radio Evropa e Lirë.

Pantiç u arrestua më 10 dhjetor në pikëkalimin kufitar në Jarinjë në veri të Kosovës.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ai “ka organizuar sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më 6 dhjetor, kur “ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policorë”.

Serbët lokalë ngritën gjashtë barrikada në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok në ditën e arrestimit të tij.

Pikëkalimet kufitare Jarinje dhe Bërnjak janë ende të mbyllura për arsye sigurie.