Një shtetas bullgar arrestohet për kontrabandë të 2.000 kutive me cigare

Gjatë kontrollit të automjetit motorik nga një shtetas bullgar në afërsi të fshatit Sushica dje policia zbuloi dhe konfiskoi 2.000 kuti me cigare.

Marketing

Shtetasi bullgar G.S.K. (45) dje rreth orës 20:00 është arrestuar në stacionin policor Strumicë, për shkak të dyshimit për vepër të bërë penale “kontrabandë” sipas nenit 278 nga Kodi penal.

“Në rrugën magjistrale në afërsi të fshatit Sushicë, rajoni i Strumicës, nëpunësit policorë nga SPB Strumicë kanë kryer kontroll në automjetin transportues ‘volvo’, të cilin e drejtonte G.S.K. me ç’rast gjetën dhe konfiskuan 2.000 kuti me cigare. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, informuan nga MPB-ja.