Një tjetër këngëtare do të lërë Shqipërinë, zbuloni për kë bëhet fjalë

Një tjetër këngëtare që zgjedh të lërë vendin.

Marketing

Postimet e fundit të këngëtares Ronela Hajati janë një revoltë e fortë dhe tinggëllojnë se së shpejti ajo do të largohet nga vendi.

‘Maje men’është kënga e saj më e fundit dhe ditët e para të daljes fitoi zemrat e publikut, por e vërteta nuk qëndron kështu për Ronelën. Ajo shpreh publikisht indinjimin dhe zhgënjimin për mos vlerësimin ndaj talentit të saj.

‘Dua të them diçka. Nëse ndonjëherë vendos të largohem nga Shqipëria nuk do të jetë sepse mendoj se jam këngëtarja më e mirë dhe e tillë do të jem edhe jashtë. Nuk e them dot këtë sepse nuk e kam ndjerë kurrë për ta thënë. Nëse do të largohem do ta bëj sepse nuk u vlerësova KURRË. Tv apo radiot kurrë nuk më kushtuan vëmendje ashtu siç bënë me artistët që kanë fuqi dhe janë të pasur. Pse duhet ta mbyll gojën kur unë po investoj gjithë fuqinë time, shpirtin, dashurinë, talentin dhe paratë e mia? As i dashuri, as mami apo babi nuk më kanë dhënë asnjë cent ndaj pse duet të mos flas? Ne nuk kemi të drejta këtu, asgjë. Kemi artistë të rinj që punojnë për të tjetët dhe artistë budallenj që mendojnë se janë më të mirët. E gjitha që mund të them është se njerëzit këtu punojnë për t’iu prishur punë të tjerëve dhe jo për të nxjerrë më të mirën nga vetja e tyre’, përfundon Ronela Hajati.

Gjithashtu Ronela ka ndarë në postimet e saj deh klikimet e këngëve të saj të cilat nuk kanë marrë të njëjtat klikime me miliona që marrin disa të tjera që ajo i cilëson si ‘m.t’.

 

 

Marketing