Një tjetër lojtar i Real Madridit del pozitiv në analizat e COVID-19

Real Madrid ka konfirmuar edhe një rast tjetër pozitiv në analizat e COVID-19.

Marketing

Bëhet fjalë për qendërsulmuesin Luka Jovic, që është lojtari më i fundit i prekur nga koronavirusi.

“Los Blancos” para disa ditëve njoftuan me katër raste pozitive, por raportohet se tre prej tyre tashmë janë shëruar.

“Real Madrid njofton se lojtari ynë Luka Jovic ka dal pozitiv për COVID-19”, shkruhet në komunikatë.