Noizy e Stresi hyjnë ‘live’ së bashku në Instagram, thyejnë rekordin e shikueshmërisë

Dy reperët më të njohur nga Shqipëria, Rigels Rajku dhe Arkimed Lusha, të cilët njihen në publik me emrat Noizy dhe Stresi, mbrëmë kanë hyrë së bashku “Live” në rrjetin social Instagram.

Marketing

Së pari në “live” ishte Stresi dhe një shok i përbashkët i tij dhe Noizyt, e më vonë dyshes iu bashkangjit edhe reperi Noizy.

Edhe pse për një kohë të gjatë Noizy dhe Stresi kanë pasur probleme mes grupeve të tyre të cilat i kanë shprehur përmes muzikës, ka pasur raste kur këto probleme janë bartur në jetën reale e që janë përcjellur me veprime të dhunshme mes grupeve.

Pajtimi i Noizyt dhe Stresit ka bërë që në “live” të hyjnë rreth 80 mijë shikues të cilët kanë duartrokitur veprimin e reperëve duke thënë se të dy duhet të shfrytëzojnë për mirë ndikimin e tyre tek fansat.

Kujtojmë se reperët kanë vendosur të ndërtojnë tri shtëpi me paratë e fituara në rrjetin social “Tiktok”.