Vendi skandinav Norvegjia njoftoi se do t’i huazojë vaksinat AstraZeneca, Suedisë dhe Islandës, e cila aplikohet kundër koronavirusit të ri (COVID-19), të cilën ajo e ka hequr nga programi i vaksinimit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën nga Institucioni i Shëndetit Publik thuhet se u gjetën 216 mijë doza të vaksinës AstraZeneca në depot e institucionit.
Datat e skadimit të vaksinave janë midis qershorit dhe korrikut.
Më tej theksohet se 200 mijë doza të vaksinës do t’i huazohen Suedisë ndërsa 16 mijë doza Islandës dhe se vaksinat e huazuara mund të merren përsëri në datën e dëshiruar.