Nota mesatare e maturës shtetërore 3,47

Rezultatet nga provimi ekstern i Maturës shtetërore për vitin shkollor 2018/2019 që zbatohet në periudhën nga 1 deri më 13 qershor sot do të jenë të disponueshme në tabelat e shpalljes nëpër shkolla, si dhe në faqen e internetit matura.gov.mk.
Për këtë sot informoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi në konferencën për shtyp në Qeveri.

Marketing

“Rezultatet janë të mira dhe tregojnë avancim lidhur me vitet e fundit shkollore, gjegjësisht nxënësit të cilët e kalojnë testin e mençurisë tregojnë rezultate të mira nga gjeneratat e kaluara”, kumtoi Ademi.

Ai informoi se nota mesatare e arritjeve të maturantëve për këtë vit është 3,47 për dallim nga viti i kaluar kur nota mesatare ishte 3,42. Individualisht edhe tek shumica e lëndëve ka përmirësim në arritjen e nxënësve lidhur me vitet e kaluara, ndërsa tek një pjesë e vogël ka ulje ose stagnim.

Nota mesatare për lëndën gjuhë maqedonase dhe letërsi sivjet është 3.69, për dallim nga viti i kaluar kur ishte 3,66. Për gjuhë shqipe vlerësimi mesatar është 3,85 në krahasim me vitin e kaluar kur ishte 3,81. Rezultate me ulje të lehtë të mesatares kanë treguar nxënësit të cilët janë testuar për gjuhë turke dhe letërsi, gjegjësisht nota mesatare sivjet është 3,72, ndërsa ai i vitit të kaluar 4,18.

Për matematikë arritjet më të mira në tre vitet e fundit. Sivjet vlerësimi mesatar është 3,65 në krahasim me vitin e kaluar kur ishte 3,37.

“Edhe sivjet ka rritje të kandidatëve të cilët e kanë kaluar provimin në gjuhën angleze edhe atë për 310 nxënës më shumë nga viti i kaluar, gjithsej 14.103 nxënës. Prej tyre 7,35 për qind nuk e kanë kaluar provimin, ndërsa 6,22 për qind kanë notë të shkëlqyer. Nota mesatare sivjet është 3.07, ndërsa vitin e kaluar ishte 2,91. Tek lëndët, biznes, histori dhe biologji ka ulje të konsiderueshme, gjegjësisht nota mesatar për biznes është 3,22 ndërsa vjet ishte 3.29. Për histori nota mesatare sivjet është 3,51 ndërsa vjet ishte 3,51. Për biologji nota mesatare është 3,67 ndërsa vitin e kaluar ishte 3,79”, informoi Ademi.

Kandidatët të cilët janë deklaruar për të dhënë provim në afatin e qershorit, por nuk e kanë kaluar, një pjesë të tyre ose të gjitha provimet do të mund sërish t’i paraqesin në afatin e gushtit.

Sivjet në Maturën shtetëror kanë marrë pjesë 15.553 nxënës nga të cilët 7.962 nga gjimnazi dhe 7.604 nga arsimi profesional, si dhe 257 nxënës nga arsimi i mesëm artistik.
Drejtoresha e Qendrës shtetërore e provimit, Lidija Gjoshevska, informoi se afati i gushtit është më 12 gusht për gjuhë të huaja, 13 gusht për gjuhën amë, 14 gusht për lëndë të përzgjedhura dhe 15 gusht për matematikë.

Të gjithë nxënësit e pakënaqur mund të parashtrojnë ankesa edhe atë më 5 korrik, gjegjësisht nesër, më 8 dhe 9 korrik.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, ajo theksoi se sivjet ka pasur ndryshim në programin e provimit për gjuhë angleze lidhur me pikat në test dhe pyetje.

Marketing