Nuhiu pas ndeshjes: Nuk dorëzohemi, por kjo ishte goditje e madhe për titull

17:22 | 5 Maj 2021

Marketing

Xhiroja e 33-të në Superligën e Kosovës është mbyllur gjatë ditës së sotme.

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar tri takime në kuadër të javës së 33-të në Superligën e Kosovës, raporton lajmi.net.

Drita ka bërë një hap mbrapa në garën për titull, ku ka barazuar 1-1 ndaj Gjilanit në derbin e “Anamoravës”.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka qenë i shkurt në intervistën e tij pas barazimit 1:1 në derbi kundër Gjilanit.

Nuhiu tregoi se ka bërë shumë më shumë se kundërshtari, mirëpo jo mjaftueshëm sa për ta fituar tërë duelin.

“Deri sa matematikat kemi mundësi, nuk do të dorëzohemi. Barazimi është një goditje, por kishim mungesa”, tha Nuhiu tek Art Motion.

“Sot kishim diçka më shumë se kundërshtari, por jo mjaftueshëm për të fituar ndeshjen. Ky është futbolli, dhe jemi ku jemi”.

Aktualisht, Prishtina është e para me 72 pikë, e ndjekur nga Drita me 69, ndërsa Ballkani me një ndeshje më pak është në kuotën e 67 pikëve./Lajmi.net/