Kombëtarja e Anglisë ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Botës.
“Tre Luanët” e dominuan Suedinë që nga minuta e parë e takimit duke fituar me rezultatin 2-0 në ‘Cosmos Arena’ në Samara.
Anglia kishte 28 vite që nuk kualifikohej në fazën gjysmëfinale të Kupës së Botës.
Hera e fundit kur Anglia shkonte në gjysmëfinale ishte Botërori i vitit 1990 që u zhvillua në Itali.