Nuk ka kimikate të djegura në ish hapësirën e OHIS-it

Inspektorati për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor ka njoftuar se në zjarrin që e përfshiu hapësirën e isha fabrikës OHIS, nuk ka kimikate të djegura.

Marketing

Njoftojnë se është djegur vetëm bari i thatë.

“Është djegur bari i thatë dhe në OHIS nuk ka asnjëfarëlloj të kimikateve dhe nuk ekziston rrezik për shëndetin dhe mjedisin jetësor. Ka zjarre, kanë arritur policia dhe ndihma e shpejtë. Zjarri është duke u lokalizuar”, njoftojnë nga IMJPH.

Paraprakisht, zjarr ka shpërthyer në hapësirën e ish fabrikës së OHIS-it.

Si pasojë e thithjes së tymit teksa shuhej zjarri, një zjarrfikës ka përfunduar në Klinikën e Toksikologjisë.