Nuk ka marrëveshje VV-LDK!

Ka përfunduar takimi rreth dy orësh në mes të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku mësohet se janë dakorduar për të vazhduar takimet.

Marketing

Sikur Kurti, ashtu edhe Mustafa kanë dal nga ndërtesa e Kuvendit ku është zhvilluar takimi, megjithatë, asnjëri nuk kanë folur për media.
Para takimit, Mustafa ka thënë se po mundohen ta bëjnë marrëveshjen.

Bashkë me Mustafën, ishte edhe Vjosa Osmani e Agim Veliu, ndërsa, më pas në ndërtesën e Kuvendit ka hyrë edhe Lutfi Haziri.

Kurse, nga VV ka hyrë Albin Kurti dhe Besnik Bislimi. Megjithatë, nuk dihet nëse në takim kanë qenë vetëm Kurti e Mustafa, apo edhe përfaqësuesit e tjetër të dy subjekteve politike.

Përndryshe, gjatë ditës Kurti ka thënë se ende nuk ka marrëveshje dhe se ajo nuk varet vetëm nga ai