Nuk ka orë policore në rajonin e Strugës, bëhet fjalë për kontrolle policore

Disa media, para se gjithash portale interneti publikuan se është vendosur orë policore në disa vendbanime të Strugës si Labënishtë, Podgorcë, Borovec, Oktisi dhe Jabllancë. Por reagoi kryetari i bashkësisë lokale të Labënishtës i cili tha se nuk është vendosur orë policore por se kanë kërkuar nga policia masa të përforcuara në drejtim të mbrojtjes së popullsisë për shkak të numrit të madh të qytetarëve që vijnë nga vendet e huaja.

Marketing

“Aspak nuk bëhet fjalë për orë policore por vetëm për nevojën nga informimi më i saktë i banorëve tanë për masat e mbrojtjes nga virusi, veçanërisht për qytetarët që punojnë në vendet e huaja, që t’u përmbahen rekomandimeve për vetë izolim në periudhë prej 14 ditëve, sepse vijnë nga vende me rrezik të lartë. Që të mos shkaktohen gjendje të padëshiruara, realizuam bashkëpunim më të ngushtë me policinë dhe apelojmë deri te të gjithë bashkëqytetarët tanë që të mos bëjnë panik pa nevojë. Nuk ka hapësirë për diçka të tillë dhe duhet të sillen sipas rekomandimeve të qeverisë së RMV-së”, theksoi Memishovski.