Nuk mbërrinë vaksinat nga Serbia, Qeveria: Duhet harmonzim i dokumenteve teknike

Vendi ende ne pritje te vaksinave të para kundër Covid 19. Edhe pse vaksinat e marra nga Sërbia duhej te arrinin sot, nje gje e tille nuk ndodhi me arsyetimin se siç thanë nga Qeveria , nevojitet  harmonizim të dokumenteve teknike.

Marketing
“Ju informojmë se për shkak të nevojës për të harmonizuar dokumentacionin teknik në lidhje me shpërndarjen e vaksinave, ngjarja që u njoftua (11 shkurt 2021, e enjte), në vendkalimin kufitar Tabanoc shtyhet për një datë tjetër në ditët e ardhshme, për të cilën do të informojmë më tej.”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Nga Serbia duheshin të arrinin 8000 vaksina të Pfizer. Në ngjarje u parashikua që të merrte pjesë edhe presidenti I Serbisë Aleksandar Vuçiç I cili vaksinat do tia dorëzonte kryeministrit Zaev dhe ministrit të shëndetsisë Filipçe.