Bushi: Nuk më është mohuar e drejta për të folur

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, për TV21, tha se dje në konferencën për media ministri Spasovski nuk ia ka mohuar të drejtën e fjalës.

Marketing

Bushi tha se nuk i është mohuar e drejta për të folur, por pyetja e ka qenë se a do të përgjigjet ministri apo zv/ministri!

“Nuk është mohuar e drejta ime për të folur, mirëpo pyetja e gazetarit ka qenë se a do përgjigjet zv/ ministri apo ministri që të jap epilog mbi rastin në Ministrinë për Sistem Politik që për këtë rast është përgjigjur z.Grubi që është kompetent ndërsa institucionet relevante për atë rast kanë vepruar në bazë të rregullave dhe ligjit dhe te gjithë ne duhet të jemi të barabartë para ligjit dhe shtetit”, tha për TV21, Nazim Bushi – zëvendësministër i Punëve të Brendshme