Pamje apokaliptike në qytetin shqiptar, shkatërrohet rruga, asfalti shpërndahet si copa çokollate

Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Kosovë.

Marketing

Komuna e Malishevës është përballur me mot tejet agresiv, çka ka bërë që një pjesë e rrugës së fshatit Rud të shkatërrohet.Siç shihet dhe në foto, asfalti është çarë dhe është përhapur si të ishte çokollatë.Kjo rrugë është e rëndësishme pasi lidh fshatin Rud të Malishevës me fshatin Sferkë të Klinës, por që tani është e pakalueshme.

“Si pasojë e reshje të shumta dhe vërshimeve, rruga që lidhë fshatin Rud të Malishevës me fshatin Sferkë të Klinës, është dëmtuar rëndë dhe është tërësisht e pakalueshme, pasi rruga është këputur dhe asfalti është larguar në tërësi. Luten të gjithë ata që mendojnë të kalojnë nëpër atë rrugë, të mos udhëtojnë në atë pjesë, por të shfrytëzojnë rrugët tjera”, thuhet në njoftimin e komunës.

Marketing