Brazili është kampion i Kupës së Amerikës pasi në finale mposhtën Perunë me rezultat 3-1.
Selecao triumfuan para tifozëve të tyre në “Maracana” Kupën e nëntë në histori.
Brazili kaluan të parët në epërsi me golin e Evrton në minutën e 15-të të ndeshjes.
Peru arriti të barazoj rezultatin në minutën e 44-të me golin e Guerreros nga penalltia.
Në minutat shtesë të pjesës së parë Brazili kaloi në epërsi për herë të dytë me golin e Gabriel Jesus.
Sulmuesi i Manchester Cityt u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 70-të të ndeshjes.
Golin e fundit e shënoi Richarlison në minutën e 88-të nga penalltia.