Numan Selami e zë vendin e TRETË në Garat Ballkanike të Kur’anit f.l

Hfz. Numan Selami i shoqëruar nga prof. Jusuf Zimeri dhe prof. Lutfi Nexhipi ishte përfaqësues i Maqedonisë së Veriut në Garat Ballkanike të Kur’anit që janë mbajtur në Novi Pazar të Serbisë. Këto gara organizohen nga Meshihati i Bashkësisë Islame të Serbisë.

Marketing

Numan Selami ka konkuruar në kategorinë e 30 xhuzëve, (komplet Kur’anin).
Paraqitja e tij ka qenë e shkëlqyer dhe nga komisioni ndërkombëtar profesionist është cilësuar me vendin e tretë.

Numan Selami është një ndër hafizët më te ri te njohur në vendin tonë dhe më gjerë duke marrë pjesë në shume gara Kur’anore në botë dhe duke përfaqësuar vendin tonë në mënyrën më të bukur.