Numërohen mbi 80 për qind e votave, kjo është renditja

Sipas rezultateve paraprake të publikuara në ueb faqen e KSHZ-së prej 81,38 për qind të votave të përpunuara, kryeson kandidati presidencial i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski me 42,59 për qind, e dyta është kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska Davkova me 41,60, ndërsa i treti është kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka me 11,57 për qind.

Marketing

E shprehur në vota të fituara, deri tani nga votat e numëruara për Pendarovskin votuan 242,051 qytetarë, për Siljanovskën 236.426, ndërsa për Rekën 65.736 qytetarë.

Jehona në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale deri në orën 18:30 ka qenë 39,71 për qind nga 91,54 për qind e vendvotimeve ose në votime kanë dalë rreth 700 mijë qytetarë.