Me iniciativë të ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini në seancën e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi informacionin lidhur me statusin e Marrëveshjeve koncesionare për hidrocentralet e vogla të vendosura në zonat e mbrojtjes së rreptë dhe të menaxhimit aktiv të Parkut Kombëtar Mali Sharr, për të cilin u zhvillua një procedurë për zgjidhjen miqësore të Marrëveshjeve të Koncesionit për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike. Informacioni përfshin gjashtë hidrocentrale të vogla të vendosura në zonat e mbrojtjes së rreptë dhe të menaxhimit aktiv në Parkun Kombëtar Mali Shar, të cilat nuk do të realizohen. Bëhet fjalë për HCV Lubotenska nr.66, HCV Lubotenska nr.67, Beloviçka nr.107, Shkumbini nr.82, HCV Leshoçka 100 dhe Leshoçka 101.
Në fakt, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor vitin e kaluar ka iniciuar formimin e Komisionit në të cilin kanë qenë anëtarë edhe përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Ekonomisë, i cili ka shqyrtuar dokumentacionin për zgjidhjen miqësore të marrëveshjeve koncesionare dhe nevojën për kompensimin e palëve kontraktuese.
Ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i është dorëzuar procesverbali me shqyrtimin e detajuar të të gjitha shpenzimeve të realizuara nga koncesionarët, në bazë të të cilit është përgatitur propozimi për zgjidhjen miqësore të Marrëveshjeve. Me propozimin për zgjidhjen miqësore të Marrëveshjeve të Koncesionit për përdorimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet e vegjël të Sharrës, është planifikuar kompensimi i shpenzimeve të bëra realisht për zbatimin e marrëveshjeve dhe shpenzimet e paguara në emër të Koncesionit
Krahas asaj që u përmend më sipër, me një informacion të posaçëm është dërguar një propozim për zgjidhjen miqësore të Marrëveshjes së Koncesionit për HCV Sheliçe me nr.ref. 91, me vendndodhje në zonën e PK Mali Sharr, në zonën e përdorimit të qëndrueshëm, me ç’rast u arrit marrëveshja që Koncesionarit ti kthehet kompenzimi i paguar i koncesionit.