“Nusja e Kosovës” mesazh Rusisë: Çdo konflikt mund të zgjidhet në mënyrë paqësore, jo me luftëra!

Ariana Lirey, “ra në dashuri” me reperin kosovar Don Xhonin, përmes rrjeteve sociale.

Marketing

Madje, për këtë lidhje ajo po ‘sakrifikon’, ku ditë më parë ka ndarë imazh duke mësuar alfabetin shqip, shkruan Indeksonline.

Përmes një postimi në “Instastory”, ajo tha se shteti i saj, Rusia, çdo konflikt mund ta zgjidh mënyrë paqësore, jo me luftëra. Këtu ceku saktë për raportet mes Rusisë dhe shtetit shqiptar.

“Unë mendoj se çdo person mbron të drejtat dhe vendin e tij. Por duke pasur parasysh situatën në vend, urrejtja është marrëzi. Rusia konsiderohet si vendi më i madh në botë. Çdo konflikt politik zgjidhet në mënyrë paqësore, jo me luftëra. Kjo është arsyeja pse ne mund të lëvizim në botë pa asnjë ndalim qarkullimi. Qoftë Shqipëria apo Serbia. Unë nuk e konsideroj këtë temë për të diskutuar pikëpamjet e mia për jetën. Rusia luftoi me Gjermaninë për 4 vite. Ne e fituam këtë luftë, por çdo gjerman është i mirëpritur në vendin tonë. Qielli i qetë mbi kokën tuaj duhet të jetë çdo kund. Kjo është gjithçka që doja të them”, shkroi ajo.