Nxehtë deri në fund të kësaj jave – nga tjetra më ftohtë, reshje të shiut dhe erëra të forta

Edhe kjo javë do të vazhdojë të jetë e ngrohtë, bëjnë të ditur nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Marketing

Por, të nxehtin s’do të mund ta shijojmë shumë gjatë, ngaqë nga java tjetër paralajmërohet ulje e temperaturave dhe reshje të shiut.

Moti nesër dhe deri në fund të javës do të vazhdojnë të jetë me temperatura deri në 29 gradë celsius, duke u shoqëruar me vranësira të vogla dhe me erëra të dobëta.

Temperatura të ngjashme do të ketë edhe gjatë fillimit të javës që vjen.

Ndërkaq, nga e mërkura priten reshje të shiut dhe vranësira.

Nga DPH-ja paralajmërojnë edhe vetëtima, erëra të forta dhe ulje të temperaturave.

Marketing