Oda Ekonomike Bujqësore: Buka nuk do të shtrenjtohet!

Oda Ekonomike Bujqësore qetëson qytetarët, çmimi i bukës nuk do të shtrenjtohet, pasi që drithërat kanë vlerë të qëndrueshme në këtë periudhë të vitit. Ndikimi i çmimit të produkteve bujqësore varet dhe nga çmimi i energjensave, andaj BE-ja kërkon transformimin në energji të gjelbër dhe transformim digjital.
“Mendoj që ka një përqindje të ulët të rritjes së drithërave, por periudha e ardhshme garanton stabilitet të çmimeve të industrisë ushqimore.”, – deklaroi kryetari i Odës së bujqve pranë Odave Ekonomike, Goran Gjeorgjievski.
“Maqedonia nuk guxon të ngecë në zhvillimin e aftësive të gjelbra dhe transformimit digjital. Mendoj që transformimi arsimor mundëson aftësi për të prodhuar kuadër të gatshëm për t’u përballur me sfidat.”, – theksoi profesori universitar në Inxhinieri, Radmil Polenakoviq.
Është rritur kapaciteti energjetik nëpërmjet fotovoltaikëve në vend. Për dy vite janë investuar kapacitete me mbi 600 megavatë, që kanë ndikuar në uljen importit të energjisë elektrike.
Marketing