OEMVP: Qeveria te vazhdojë me ndihmat për bizneset

Që procesi I rimëkëmbjes ekonomike të ndodhë sa më shpejtë, shteti duhet ti vazhdojë ndihmat për kompanitë e prekura edhe përskaj normalizimit të situatës me Covid 19, vlerësojnë nga OEMVP. Kompanitë eksportuese si dhe ato të turizmit kanë pësuar shumë humbje në periudhën e pandemisë, andaj sipas OEMVP-së qeveria duhet të del me masa të dizajnuara për të dale nga kriza, të cilat do të ndihmonin kompanitë për një fillim më të lehtë në periudhën post-Covid.

Marketing

“Qeveria duhet të vazhdoj që edhe më tej me përkrahje për këto kompani, për shkak se dihet që ekonominë vendore, kryesisht e mbajnë këto kompani të cilat e kryejnë këto veprimtari në vendin tone dhe eksportojnë si pdhe tërheqin turistë të huaj në vendin tone. Kështu duke mos I lënë, këto shtylla apo këto boshte të kurrizit të ekonomisë vendore të pësojnë më tepër, me qëllim që procesi I rimëkëmbjes të jetë më I lehtë dhe më I sigurtë në periudhën që do të vijon.”, tha Durim Zeqiri nga OEMVP.

Për dallim nga pakot e masave anti-krizë të deritanishme, nga sektori biznesit kërkojnë që ndihmat e ardhshme të jenë pa klauzola të detyrimeve për kthim të mjeteve dhe të jenë të dizajnuara për çdo sektor sipas nevojave specifike.

Marketing