Agjenda e gjelbër, një hap përpara

Shkruan: Muhamet Borova

Marketing

Përmes ideve ka ndryshuar bota, ka ndryshuar shoqëria dhe njeriu! Me idetë e mira ka ndryshuar edhe jeta, edhe mendimet për jetën! Iniciativa e BDI-s për t’i dhënë prioritet “agjendës së gjelbër” është një formë e evolucionit në mënyrën e të menduarit të qytetarit për jetë të shëndetshme, një mënyrë e obligimit moral për mbrojtjen e natyrës!

Nocioni i agjendës së gjelbër e paraqet unitetin e moralit dhe humanizmit për nxitjen e përgjegjësisë të njerëzve ndaj natyrës dhe kushteve të jetesës! Iniciatorët e kësaj agjende besojnë se pas çdo suksesi shoqëror, qëndron vullneti shoqëror, se njerëzit mund të transformohen, duke ndërtuar qëndrim të lartë etik, në kultivimin e sjelljes jo të dhunshme ndaj natyrës !

Morali për një mjedis të shëndetshëm duhet të jetë edhe synim edhe veprim i çdo qytetari! Kujdesi ndaj natyrës është “jastëk prej pambuku” për ndërgjegjen e çdo individi! Natyra e pastër duhet të jetë objektiva qendrore e moralit, e interesit shoqëror dhe e politikës!

Natyra e ndotur është dekori i degjeneruar i veprimeve të pamëshirshme të njeriut, për shkak të shfrytëzimit të pakontrolluar të resurseve, të saja! Me ngritjen e kësaj iniciative humane, sa partiake aq edhe shoqërore obligohemi jo vetëm të flasim për natyrën, por atë ta ndryshojmë ,ta pastrojmë dhe ta mbrojmë. Natyrës çka do ti japësh atë do ta marrësh!

Atë që e mbjellë ,atë edhe e korrë! Qëndrimi pozitiv ndaj mjedisit, çdo individi ia jep të drejtën për ti gjykuar veprimet që e shkatërrojnë “mozaikun” e bukur të florës dhe faunës! Të inspirohemi nga “agjenda e gjelbër” dhe vendin ku banojmë ta bëjmë një oazë plot me oksigjen dhe klorofil!

Ta ruajmë “tepikun” jeshil të natyrës, pa paragjykime se i mbrojmë interesat e dikujt! Të jetohet në harmoni me natyrën, do të thotë të jetohet në harmoni me vetveten!