







Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, u ka bërë thirrje malazezëve të ruajnë qetësinë dhe të mos ofendojnë askënd lidhur me besimin, kombësinë apo ndonjë përkatësi tjetër.
Thirrja e kryeministrit vjen pasi një grup personash ofenduan zv./kryeministrin dhe kreun e Lëvizjes qytetare URA, Dritan Abazoviq. Protestuesit i përmendën Abazoviq faktin që ai është shqiptar dhe nuk mund të vendoste asgjë në Malin e Zi.
Shumica e tubuesve që kundërshtonin formimin e qeverisë së pakicave të propozuar nga Abazoviç ishin kryesisht pro serbë të Malit të Zi. Pak ditë më parë në Kuvendin e Malit të Zi lëvizja “Ura” e Abazoviqit dorëzoi mocion mosbesimi ndaj qeverisë se drejtuar nga Krivokapiq. Abazoviq ka propozuar formimin e një qeverie të pakicës si model për tejkalimin e krizës politike. Por, kryeministri Krivokapiq e kundërshtoi ashpër nismën, duke e cilësuar atë si mashtrim