Office 365 në portfolion e Telekom

Shërbimi përfshin aplikacionet Word, Excel, PowerPoint dhe Outlook të cilat mund të përdoren në kompjuter ose përmes shfletuesit të internetit në smartfon, tablet apo laptop
 Office 365 dedikohet për kompanitë të cilat duan ta rrisin produktivitetin dhe bashkëpunimin me klientët, ndërsa njëherësh të jenë mobile dhe fleksibile
Duke e ndjekur dinamikën e sotme të drejtimit, realizimit dhe organizimit të biznesit, Makedonski Telekom, në partneritet me Microsoft, ka pasuruar portofolin e shfrytëzuesve të biznesit me një shërbim të ri. Që nga sot, për kompanitë është në dispozicion shërbimi Office 365 që i përfshin aplikacionet e njohura të Office (Word, Excel, PowerPoint, Outlook) që mund të përdoren në nivel lokal në kompjuter ose nëpërmjet shfletuesit të internetit në smartfon, tablet ose laptop.Shërbimi përfshin veglat e komunikimit dhe punën ekipore që kompanitë do ta rifreskojnë dhe transformojnë biznesin, do të bëhen më efikase, duke u lejuar atyre fleksibilitetin, besueshmërinë dhe profesionalizmin e punës së tyre.
Office 365 është një shërbim i integruar që i përmban të gjitha veglat e nevojshme për funksionimin e shkëlyer të një zyre që bëhet e disponueshme nga çdo pajisje në çdo kohë.
Ky shërbim është i përkryer për kompanitë që duan të jenë mobile, gjegjësisht jashtë zyrës së tyre dhe në të njëjtën kohë produktive dhe vazhdimisht në rrjedha me biznesin. Me Office 365, kompanitë do ta përmirësojnë bashkëpunimin me klientët, do të jenë në rrjedha me punën përmes deponimit, sinkronizimit dhe ndarjes së të dhënave me punonjësit dhe bashkëpunëtorët përmes internetit në kohë reale.
Të gjitha dokumentet, kontaktet dhe komunikimi me partnerët e biznesit dhe punonjësit që kompanitë i krijojnë përmes aplikacioneve dhe shërbimeve që gjenden në Office 365 janë në dispozicion çdo ditë 24/7, në të gjitha pajisjet, në çdo kohë dhe në çdo vend. Shërbimi është i lehtë për t’u zbatuar dhe për t’u menaxhuar pa pasur nevojë për njohuri të avancuara të TI-së.
Kompanitë i kanë në dispozicion disa paketa Office 365 të cilat janë krijuar në pajtim me nevojat e tyre. Më shumë informacion në lidhje me ofertën mund të merren nga shfrytëzuesit në 120 ose në faqen e internetit http://ict.telekom.mk/office-365.nspx.

Marketing
Marketing