Mbrëmë në rrugën rajonale Ohër-Shën Naum, një makinë e drejtuar nga një qytetar nga Ohri u kaplua nga zjarri. Shoferi humbi kontrollin dhe doli nga rruga.
“Më datë 17.11.2018 rreth orës 22.30 në rrugën rajonale Ohër – Shën Naum, personi me iniciale C.K. (33) Ohri derisa ngiste makinën ” Peugeot “, me targa të Ohrit, automjeti u kaplua nga zjarri pas çka personi humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Në aksident shoferi mori lëndime të rënda trupore (djegie), i cili u transferua në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit. Policia po heton rastin”, thonë nga Ministria e Brendshme.