Omicron, varianti më i përhapur në Evropë, OBSH: Ballkani “vatër” infektimi

Omicron është varianti që ka “mbërthyer”, botën anembanë, ku duket se vendet evropiane kanë shënuar edhe rritjen më të madhe të numrit të të infektuarve.

Marketing

Sipas zyrtareve të OBSH varianti dominues i Covid, po përhapet me shpejtësi në Evropën Perëndimore dhe në Ballkan.

Dr. Hans Kluge para mediave ka pohuar se Omicron “përfaqëson një valë të re baticore nga perëndimi në lindje” që përfshin 53 vendet që monitoron OBSH Europe.

LEXO EDHE: OBSH: 50% e europianëve do të infektohen me Omicron gjatë dy muajve

“Deri më 10 janar, 26 vende raportojnë se mbi një për qind e popullsisë së tyre po infektohet me COVID-19 çdo javë”, ka thënë ai.

Ndryshe, të dhënat e deritanishme kanë treguar se Omicron është shumë më i transmetueshëm se lloji origjinal i virusit ose varianti Delta.