Opinionistët e ‘BBV’ futën në shtëpi, kjo është arsyeja

‘Vëllau i Madh’ sot iu ka dhënë mundësi banorëve të darkojnë me miq apo familjarë.

Marketing

Por për secilën darkë të organizuar zbritet çmimi i madh prej 115 mijë eurove, shkruan lajmi.net.

Banorët kanë pasur një listë me darka të cilën e kanë nisur që në natën e sotme.

Në darkën e parë janë dy opinionistët zyrtarë, Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku.

Ata kanë darkuar së bashku me banorët dhe kanë diskutuar shumë gjëra të ndryshme.