Opozita shqiptare: Artan Grubi e privatizon ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D

Мbrëmë kishim rastin të shohim një teatër nën regjinë e BDI-së për
përvetësimin, privatizimin dhe familjarizimin e projektit strategjik për
ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10. Sikur mjetet për financimin e
projektit t’i japin nga xhepat e tyre, Ali Ahmeti, Artan Grubi dhe
familjet e tyre, e jo të gjithë taksapaguesit. Ndërkohë, Artan Grubi u
mundua ta mbulojë një skandal të ri korruptim me një pjesë të
nënkontraktuesve të zgjedhur të gjigantit ndërtimor ‘’Bechtel dhe
Enka’’.

Marketing

Për këtë arsye sot i parashtrojmë këto pyetje për të cilat presim
përgjigje.

A i tregoi Artan Grubi Ambasadores së SHBA-ve, Anxhela Ageler, se e
keqpërdor prezencën e saj për të mbuluar skandale të reja me donatorë
partiak të BDI-së? Sa milionë euro do të derdhen në llogaritë e
‘’Eurovia’’ dhe ‘’Ak Invest’’? Sa nga ato mjete do të derdhen në
llogarinë e BDI-së e sa në xhepin e disa klientelistëve të instaluar
përreth Ali Ahmetit? A ka gjetur mënyrë Artan Grubi që të fitojë
provizion edhe kur do të jetë në opozitë? Pse Artan Grubi përgjegjësinë
për mëkatet e tij personale ia hedh kompanisë Amerikano-Turke, ‘’Bechtel
dhe Enka’’? Me çfarë të drejte dhe pacipërie e dëmton imazhin e këtij
gjiganti me përmasa botërore?.

Artan Grubi ka bërë vlerësim të gabuar. Mendon që ndryshimet e Kodit
Penal do ta shpëtojnë. E gënjen veten. Ka dyshime se ai po abuzon me
ndikimin e tij politik dhe pjesëmarrjen në pushtetin ekzekutiv për
përfitime antiligjore për shumë adresa. Në kodin penal ekziston
definicioni ‘’Vepër penale e vazhduar’’. I sugjerojmë që ta lexojë.

Së fundi, mund të konkludojmë se angazhimet e BDI-së për anëtarësim në
BE janë një mashtrim politik. Ata e keqpërdorin partneritetin strategjik
me SHBA-të dhe integrimin në BE për përfitime personale në shpinë në
qytetarëve